Nisur nga mungesa e kryetares së LSI-së mbrëmjen e të hënës me aleatët e opozitës, Petrit Vasili ka sqaruar dhe pozicionin e kësaj partie lidhur me aksionin opozitar.
Ai thotë se opozita e bashkuar do të intensifikojë aksionin shumëplanësh dhe se LSI ka dakordësi të plotë për platformë që zgjidh krizën.
“Opozita kërkon hapjen e negociatave, jo demagogjinë e radhës”, thotë mes të tjerash Vasili. Sipas tij Edi Rama është gjeneruesi e shkaku i krizës dhe jo zgjidhja. “Mazhorancës i intereson kriza si alibi për grabitjen me koncesione”, vijoi më tej ai.
