Serxhio Marku, 26 vjeç nga Mati u gjet i plagosur por në gjendje kritike për jetën në shtëpinë e tij në katin e parë në Stafford Road, javën e shkuar.
I riu ndërroi jetë rrugës për në spitalin e Royal Sussex. Hetimet kanë nisur për vrasje dhe ka kërkuar informacion rreth viktimës. Ndërkohë dy persona të akuzuar për vrasjen e Markut, Francesco D’Agostino, 44 vjeç punonjës kuzhine dhe Giuseppe Petriçione, 45 vjeç.
Por policia po heton dhe rreth Serxhios për të kuptuar lëvizjet e tij dhe atë që bënte në Angli.
Mediat britanike shkruajnë se pjesa më e madhe e të afërmve të 26-vjeçarit, që janë informuar për vdekjen e tij janë matjanë.
“Unë jam veçanërisht i interesuar të mësoj për miqtë e Serxhios në zonën e Brighton pasi ne dimë shumë pak për të dhe duam të zbulojmë se ku jetonte dhe më kë shoqërohej”, thotë kryeinspektori Alex Geldart.
