Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Integrimi, Athina zyrtare: Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut, jo të ndara

13:30 / September 17, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
stelios petsias
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Zëdhënësi i qeverisë greke Steliso Petsas në konferencën e përjavshme për shtyp me gazetarët, nuk ka konfirmuar ende nëse kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis do të takohet me homologun e tij shqiptar në Nju Jork në kuadrin e punimeve të sesionit të Asamblesë së Kombeve të Bashkuara që fillon javën tjetër.

Sic raporton korrespondenti i Top Channel në Athinë, zëdhënësi i qeverisë greke ka theksuar se janë mbyllur tashmë takimet e zotit Mitsotakis me presidentin amerikan Donald Trump dhe atë turk Rrexhep Tayyp Erdogan. Por i pyetur për dy takimet e tjera të rëndësishme dhe me tepër interes për Ballkanin Perëndimor, ai ka lënë të hapura alternativat e bisedimeve me liderin shqiptar Edi Rama dhe atë të Maqedonisë së Veriut Zoran Zaev.

Gjithsesi nga përgjigja e tij është konfirmuar fakti se Athina zyrtare sheh si të pandarë dy kandidaturat për hapjen e dritës jeshile të fillimit të negociatave të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut, pas zërave se ato mund të shqyrtohen dhe të trajtohen veç e veç.

Steliso Petsas, tha se nga bisedimet në Europë, ajo çka kemi marrë, ajo që shohim edhe në si dhe pozicionimi ynë është fakti që nuk do të ketë një trajtim të ndarë të dy vendeve.

Burime pranë zyrës së kryeministrit shprehen se bëhen përpjekje për t’u gjetur koha dhe momenti në Nju York në mënyrë që Kyriakos Mitsotakis të zhvillojë takimet e shumëpërfolura me kryeministri Rama dhe Zaev, pasi siç theksojnë të njëjtat burime Greqia pretendon të ketë dhe të luajë vazhdimisht rol kryesor në zhvillimet e rajonit./ TCH

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Ambasada e SHBA-së mbështet projektin e Skavicës: Strategjik për sigurinë energjetike të Shqipërisë dhe rajonit

12:01 / November 20, 2026

Buxheti dhe paketa fiskale 2027 miratohen në Komisionin e Ligjeve, fonde shtesë për disa institucione

10:59 / November 20, 2026

Rusia bombardon në kufi me Poloninë/ Kërcënim ndaj NATO, ngrihen avionët luftarakë

10:54 / November 20, 2026

Trump shkarkon drejtorin e sigurisë kibernetike në Shtëpinë e Bardhë, pas defekteve teknologjike në SHBA

10:22 / November 20, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.