Jemi gati për një marrëveshje me kushte shprehet aleati i Partisë Demokratike, Dashamir Shehi.
Ai ka folur për News 24 për takimin e aleatëve të opozitës në Ishëm. “Jemi gati për një marrëveshje me kushte. Po përgatisim një platformë për të hyrë në bisedime. Duhet të bëhen ndryshime në kodin zgjedhor. Qëllimi i platformës është krijimi i një qeverie tranzizore dhe zgjedhje të lira”, mësohet të jetë shprehur Shehi.
Shehi ka zbardhur disa nga pikat e platformës që po hartohet për marrëveshjen e re politike.
“Nuk do të ketë marrëveshje poshtë tavolinës”, garantoi ai, teksa tha se pas 18 tetorit, opozita do të dalë në shesh.
