Kryeministri Edi Rama ka bërë të ditur një tjetër nismë që qeveria është duke punuar.
Çdo student denoncues që sjell një provë presioni korruptiv, zeron tarifën dhe merr bursë një vjeçare.
“Koha për një përshkallëzim të ri kundër korrupsionit! Po punojmë për një program nxitjeje kundër heshtjes dhe denoncimit me provë abuzuesit. Një ide në diskutim është:Çdo student denoncues që sjell provë për presion korruptiv nga kushdoqoftë,zeron tarifën e merr bursë njëvjeçare!”, shkruan Rama.
