Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Raporti për lirinë e medias: Shqipëria rritet me 6 vende, përmirësim dhe Kosova

11:17 / April 26, 20172 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Media Freedom
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Reporterët pa Kufij publikuan raportin për lirinë e shtypit në botë për vitin 2017 ku Shqipëria renditet në vendin e 76, duke shënuar një ngjitje me gjashte pikë krahasuar me vitin e kaluar.

Shqipëria lë pas Malin e zi, Kosovën (vendi 82 nga 90), Maqedoninë dhe Bullgarinë, por qëndron pas Serbisë, e cila renditet në vendin e 66-të, madje edhe pas Bosnjës, e cila gjendet e renditur në vendin e 65.

Nga vendet e Ballkanit në kategorinë më të ulët, në atë me situatë të vështirë në lirinë e shtypit, renditet Maqedonia, edhe pse është radhitur më mirë se vitin e kaluar. Maqedonia është në vendin e 111, ndërsa vjet ishte e 118-ta.

Në raportin e këtij viti të Indeksit të Lirisë së Shtypit në Botë në vitin 2017, janë pesë kategori: situatë e mirë, situatë e kënaqshme, probleme të dukshme, situatë e vështirë dhe situatë shumë serioze. Në kategorinë ‘situatë të mirë’ kryeson Norvegjia, e cila vjet ishte e treta, e pastaj radhiten Suedia, Finlanda, Danimarka, Holanda, Kosta Rika, Zvicra, Xhamajka, Belgjika dhe Islanda.

Këto janë shtetet që janë pozicionuar në 10 vendet e para të indeksit të këtij viti. Ndërkohë Rusia renditet në vendin e 148, ku ishte edhe vjet, dhe përfshihet në kategorinë me situatë të vështirë. Në këtë listë, e fundit në vendin e 180 ndodhet Koreja e Veriut, Eritrea 179-ta dhe Turkmenistani në vendin e 178. /TiranaNews/

reporteret

Kosove Media Shqiperi
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare/ Në axhendë interpelanca me Ramën dhe Ministrat

08:41 / June 4, 2026

Ngjarje e rëndë në Maliq, një person vret një polic dhe plagos një tjetër në Lozhan

08:36 / June 4, 2026

“Pamje e realitetit të trishtë”/ Rama publikon video nga ndotja në Zvërnec: Kështu duan ta shohin armiqtë e Shqipërisë europiane

08:10 / June 4, 2026

Kushte atmosferike të paqëndrueshme dhe vranësira, parashikimi i motit për këtë të enjte

08:05 / June 4, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.