Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Dokumenti i ri/ PD nxjerr identitetin tjetër që ka përdorur Mark Babani, kryebashkiaku i Vaut të Dejës: Do hynte në Itali dy vjet pas…

15:13 / September 18, 20193 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
bardhi dosja e babanit
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Publikohet dokumenti i ri për arrestimin dhe dëbimin e përsëritur të Mark Babanit, kryebashkiaku i zgjedhur më 30 qershor në Vaun e Dejës. Mark Babani u arrestua në Itali në vitin 1996 me emrin Fatmir Babaj, nje identitet tjeter sipas PD, qe ka perdorur Babani, dy vjet pas debimit te tij nga Italia.

DEKLARATË E SEKRETARIT TË PËRGJITHSHËM TË PARTISË DEMOKRATIKE, GAZMENT BARDHI

Edhe hajduti i makinave në Siçili, Mark Babani, i cili vazhdon të mbajë në mënyrë të paligjshme Bashkinë e Vaut të Dejës ka mohuar faktet për fallsifikimin e formularit të dekriminalizimit, vepër për të cilën duhet të shkarkohet e të arrestohet.

Mark Babani ka përdorur disa emra për të mbuluar të kaluarën e tij kriminale, por ai nuk mund ta fshehë dot të vërtetën.

Partia Demokratike ka siguruar dokumenta të tjerë, që provojnë përtej çdo dyshimi se përfaqësuesi i Edi Ramës në Vaun e Dejës është një kriminel dhe si i tillë duhet të ndëshkohet sipas ligjit.

Përveç dokumentit për arrestimin në 1994-ën me një emër tjetër, dënimin, burgosjen dhe dëbimin nga Italia për vjedhjen e makinave në Siçili nga Mark Babani, Partia Demokratike disponon dokumenta që Mark Babani ka përdorur një identitet tjetër të rremë për të hyrë në Itali 2 vjet më vonë, në 1996-ën.

Dokumenti që po paraqesim, që gjithashtu është nxjerr nga sistemi shtetëror i burgjeve në Itali, ka një element plus, të cilin Mark Babani nuk mund ta mohojë. Në këtë dokument është fotografia e tij me emrin Fatmir Babaj. Në vitin 1996, me këtë identet të rremë, krimineli i Edi Ramës në Vaun e Dejës, ka tentuar të hyjë në Itali, pasi ishte dëbuar për vjedhjen e makinave, por është arrestuar sërish nga policia italiane.

Kartela e arrestimit tregon qartë se Mark Babani me emrin Fatmir Babaj kishte shkelur dënimin e gjykatës për dëbimin e tij nga Italia si hajdut makinash në vitin 1994. Policia italiane bëri lidhjen se Fatmiri në foto dhe Marku i Ramës në Bashkinë e Vaut të Dejës janë i njëjti person.

Ai u arrestua më datë 24 janar 1996 me identitetin e rremë Fatmir Babaj, dhe u mbajtë në burg deri më datë 27 Janar 1996, ku u provua se ishte Marq Babaj, i dënuar në Itali për vjedhje në rrethana rënduese të kryer në bashkëpunim.

Siç faktojnë dokumentat, Mark Babani u dëbua për herë të dytë brenda dy vjetëve nga Italia.

Dokumentat që po bëjmë sot publikë janë autentikë. Foto në sistemin Italian të burgjeve, provon se Fatmir Babaj i vitit 1996, është i nëjti me Marq Babaj e vitit 1994, dhe ekzaktësisht i njëjti person me Mark Babanin, kandidatin e Edi Ramës për Bashkinë e Vaut të Dejës.

Mashtrimet dhe përbetimet e Mark Babanit mund të ndihmojnë atë dhe Edi Ramën për të blerë kohë, por e kanë të pamundur të ndryshojnë fatin e tyre politik. Mark Babani është subjekt i ligjit të dekriminalzimit dhe duhet të procedohet menjëherë penalisht për fallsifikimin e Formularit të Dekriminalizimit. Çdo vonesë nga ana e prokurorisë tregon bashkëpunimin në krim të Arta Markut dhe varëtësve të saj në Prokurorinë e Përgjithshme.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“Djegia e teserave të PS-së, akt i turpshëm”/ Rama reagon për kundërshtitë ndaj Reformës Territoriale: Disa deputetë tanët bënë “tribunin e vegjëlisë” pa ditur çfarë thonë

16:04 / August 2, 2026

Kontrolle “blic” në Tiranë e Fushë Krujë, pranga 2 personave/ Sekuestrohen kokainë, armë të ftohta dhe një automjet luksoz

15:39 / August 2, 2026

“300 mijë shqiptarë kalojnë çdo verë nga korridori Kroaci-Mali i Zi”, MJ: Po punojmë me autoritetet për të ulur pritjet në pikat kufitare

14:57 / August 2, 2026

Debati për konsullatën serbe në Shkodër dhe atë shqiptare në Luginën e Preshevës, ministri Ferit Hoxha: Nuk cenon sovranitetin, Shqipëria mbron interesat e saj

12:45 / August 2, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.