Kancelarja Angela Merkel ka shprehur hapur se qeveria gjermane ka dhënë një rekomandim pozitiv lidhur me hapjen e negociatave të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut me BE-në.
Por sipas kancelares Merkel, vetëm rekomandimi është pozitiv pasi fjalën e fundit do ta thotë Bundestagu në datë 26 shtator.
Përveç Gjermanisë, kancelarja u pyet lidhur me opinionin e Francës dhe Holandës, të cilat janë gjithashtu shumë skeptike për zgjerimin e BE-së.
code it albania
“Nuk mund të flas për vendet e tjera pasi ato vendosin vetë, por së pari mund të them për pozicionin gjerman, i cili lidhet me Bundestagun gjerman. Qeveria ka dhënë një rekomandim pozitiv për të dy vendet me specifikat e veta, si për Maqedoninë e Veriut ashtu dhe për Shqipërinë, por është Bundestagu ai që do të vendosë dhe besoj së shpejti do të kemi një vendim” deklaroi Merkel gjatë konferencës me kryeministren e Serbisë.
