olicia e Tiranës ka vënë në pranga një 31-vjeçar i cili ka qëlluar me armë zjarri pas një konflikti të momentit e më pas është larguar nga vendngjarja.
Policia bën të ditur se ngjarja ka ndodhur në bulevardin “Josif Buda” të Kavajës, ku M.C., 31 vjeç, nga Tirana pas një sherri banal ka qëlluar në tokë me armë zjarri e më pas është larguar.
I riu u kap më pas në zonën e Alliasit në Tiranë, ku ishte fshehur në shtëpinë e vjehrrit.
NJOFTIMI I PLOTE
Konfliktohet fizikisht për motive të dobëta me një shtetas dhe më pas largohet nga vendi i ngjarjes.
Falë reagimit të menjëhershëm të Policisë lokalizohet, kapet dhe arrestohet 31-vjeçari.
Nga Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Kavajë në bashkëpunim me Seksionin e Kërkimit në D.V.P. Tiranë, u bë lokakizimi, kapja dhe arrestimi i shtetasit:
- M. C., 31 vjeç, banues në Tiranë.
Në bulevardin “Josif Buda” në Kavajë, ky shtetas është konfliktuar fizikisht për motive të dobëta me shtetasin R. D., si dhe dyshohet se ka qëlluar në tokë me armë zjarri dhe më pas është larguar nga vendi i ngjarjes.
Falë reagimit të menjëhershëm të forcave të policisë Kavajë në bashkëpunim me Seksionin e Kërkimit në D.V.P. Tiranë u bë lokalizimi, kapja dhe arrestimi i shtetasit M. C., në zonën e Alliasit në Tiranë, në banesën e vjehrrit të tij, ku ky shtetas kishte shkuar për tu fshehur nga shërbimet e policisë.
Në përfundim të veprimeve të para hetimore u bë arrestimi i shtetasit M. C., për veprat penale “Mbajtje pa leje të armëve luftarake dhe municionit”, “Kansoje” dhe “Dëmtime të tjera me dashje” dhe materialet u referuan për veprime të mëtejshme Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kavajë.
