Deputeti i opozitës në Kuvend, Myslym Murrizi ka folur në Kuvend për materiale që mund të ketë ish ministri Saimir Tahiri e që mund t’i publikojë pas daljes së vendimit të gjykatës.
“Kampioni po shkon në gjykatë dhe nga ora 4 do jepet vendimi. Ndoshta e ka edhe ai ndonjë përgjim, ndonjë kasetë për ju për këta, per ata qe ishin ketu dhe zbriten ketu, në ndonjë hotel në jug të Shqipërisë. Duhet të hyjë në fuqi sot pasdite në orën 17:00 sepse pas vendimit të orën 16:00 do t’ju nxjerri kasetat dhe videot neper ekrane dhe nuk do dini ku te shkoni, votoni dhe ruani veten. Ishalla nuk ju kap bukur atje ku jeni filmuar”, tha Murrizi.
Duke folur për dekretin e kreut të shtetit për Kodin Penal, dekret që u rrëzua nga Kuvendi, Murrizi foli për nenet për përgjimet.
“Ju thoni Kod Penal per cikerima. E pashe reagimin e Presidentit dhe ne fakt u habita qe e kishte quajtur të përshtatshëm nenin për përgjimet, teknikat e keto duhen anuluar. Po ti kthehem retrospektives, edhe ju nuk duhet ta kishit bere kete punem se nje pjese e mire e juaj, shpetoni nga kastet, videot, regjistrimet. Keta rrezikojne burgun tashi, nese shfaqin ne emisione investigative kaseta dhe video, i bien te hyjne ne kokerr te burgut”, vijoi Murrizi.
