Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Artan Hoxha paralajmëron vrasjen e një ‘koke të madhe’ në Tiranë

20:50 / September 19, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
artan hoxha 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Gazetari Artan Hoxha ka zbuluar se shumë shpejt do të ndodhë një tjetër atentat.

I ftuar në emisionin “45 minuta”, në “Report TV”, Hoxha tha se grupi që ekzekutoi ish-policin Santiago Malko synon një tjetër ‘kokë të madhe’, shumë më lart se Santiago.

Hoxha shtoi më tej se ‘koka e madhe’ mund t’i gjejë ata më përpara dhe kjo gjë mund të sjellë surprizë atentatesh në Tiranë.

“Kanë tentuar të godasin emra të më mëdhenj se Santiago. Shumë biznesmenë në Tiranë do merrnin frymë nëse do të ndodhte kjo gjë.

Ata sulen të prishin ekulibrat. Njerëzit që nuk duken investojnë edhe në rritjen e çmimit të banesave, në mënyrë që të prishen ekuilibrat.

Pastaj ata marrin para këdo që gjejnë dhe nuk pyesin për asgjë.

Ata synojnë një person tjetër? E synojnë…nëse ai do t’i gjejë para, këtu do jemi do ta shohim.

Por Santiago Malko, siç e thashë dhe më parë, duhej vrarë patjetër, pasi mesa duket ata kanë dyshuar se ky do t’i godiste”, tha Artan Hoxha.

Sipas gazetarit, Malko duhej ekzekutuar patjetër, pasi mesa duket ish-efektivi është dyshuar se kishte ndërmend t’i sulmonte.

“Ai njihet si miku i Ervis Martinajt. Në polici ka qenë shumë pak. Kur do bëhej më parë, polic, bandit apo inspektor.

Ishte vënë në epiqendër, ndaj kostoja ishte aq e madhe.

Kostoja ishte e madhe. Nga 1 janari s’ka baste por në Shqipëri vazhdojnë baste.

Kemi një biznes ilegal në dorën e botës së errët të krimit. Grupet janë përfshirë në botën e lojërave të fatit, por s’më rezulton se është ai shkaku”, tha Hoxha.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Lejoi një 12-vjeçar të drejtonte Jet Ski në Dhërmi, gjobitet pronari dhe bllokohet mjeti

17:39 / August 2, 2026

U mbulua nga kromi në minierën në Bulqizë, nxirret trupi i pajetë i 40-vjeçarit

17:21 / August 2, 2026

Kontrolle “blic” në Tiranë e Fushë Krujë, pranga 2 personave/ Sekuestrohen kokainë, armë të ftohta dhe një automjet luksoz

15:39 / August 2, 2026

“300 mijë shqiptarë kalojnë çdo verë nga korridori Kroaci-Mali i Zi”, MJ: Po punojmë me autoritetet për të ulur pritjet në pikat kufitare

14:57 / August 2, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.