Luigi Soreca, ambasadori i BE-së në Tiranë është pyetur sot nga gazetarët për vendimin e dhënë nga Gjykata e Krimeve të Rënda për ish-ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri.
Soreca tha se do të donte të njihej me vendimin para se të fliste. “Si një ish prokuror do të shikoj dosjen dhe më pas do i komentoj. Nuk mund të komentoj vendimin pa lexuar dosjen”-tha Soreca.
Tahiri u dënua mbrëmjen e djeshme nga Gjykata vetëm për akuzën e shpërdorimit të detyrës, duke e denuar me 3.4 vjet shërbim prove.
