Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

Tahiri vetëm do paraqitet një herë në muaj para shërbimit të provës

15:18 / September 20, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
tahiri
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Nëse vendimi i shkallës së parë që shpalli fajtor Saimir Tahirin për akuzën e shpërdorimit të detyrës do të qëndrojë në fuqi edhe nga apeli i krimeve të rënda, atëherë ish-ministri i brendshëm i ka detyrim drejtësisë të paraqitet rregullisht pranë shërbimit të provës njëherë në muaj, sipas një grafiku që përpilohet nga specialistët.

I vetmi veprim që ai kryen është hedhja e një firme dhe nuk ka asnjë detyrim tjetër për punë të detyruar apo punë me interes publik , siç mund të jetë puna në biblioteka apo pastrimi i ambienteve publike . Neni 59 është mjaft i qartë në këtë pikë.

Njëri nga specialistët e shërbimit të provës shpjegon për Top Channel se çfarë do të thotë vënie në provë për tre vjet.

“Nuk do të thotë punë me interes, specialisti përpilon grafik dhe ai paraqitet, ky është, si edhe ne raste të tjera të ngjashme që janë shumë”, thotë Anesti Kapllanaj, specialist i shërbimit të provës.

A hyn në fuqi menjëherë apo pritet Apeli?

“Ku lutem kjo varet nga prokurori”, thotë ai.

Me një dënim të tillë ku burgu konvertohet në vënie në provë apo thjesht “hedhje të një firme ” drejtësia ka dënuar më herët ish gjyqtaren e lartë Majlinda Andrea e shpallur fajtore për korrupsion si edhe ish anëtari i gjykatës Kushtetuese dhe supreme Admir Thanza i cili ngeci në rrjetat e vettingut.

Nëse Saimir Tahiri do ta ketë apo jo të njëjtin fat do të shikohet nga qëndrimi që do të mbajnë të dyja palët, të cilat jo zyrtarisht thonë se synojnë apelin.

Saimir Tahiri u shpall i pafajshëm për tre akuzat e prokurorisë për trafik droge dhe grup kriminal, nga një treshe gjyqtarësh të përbërë nga Ardit Mustafa, Flora Hajredinaj dhe Irena Gjoka të cilët në historikun e tyre njihen si gjyqtarët e fajësive dhe të vështirë për të deklaruar pafajësi. Të tre ata presin ende vettingun.

Ndërkohë që nga prokurorët që hetuan ish ministrin e brendshëm, dy prej tyre janë konfirmuar në detyrë , ata madje synuan edhe SPAK-un. Ndërsa aktualisht Vladimir Mara i ka hyrë garës për në këshillin e Lartë të Prokurorisë.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Lejoi një 12-vjeçar të drejtonte Jet Ski në Dhërmi, gjobitet pronari dhe bllokohet mjeti

17:39 / August 2, 2026

I dënuari me 6 vite burg për trafik droge, kapet në Durrës 50 vjeçari, pritet të ekstradohet në Itali 

11:51 / August 2, 2026

Erdhën për pushime, 6 italianë dhunohen nga një grup shqiptarësh në Tiranë: Na kërcënuan me thikë për të na marrë para, policia nuk ndërhyri

17:45 / August 1, 2026

Shembet galeria e kromit në Bulqizë, dyshohet për një viktimë

16:17 / August 1, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.