Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Gazetari zbulon të vetmen provë që e lidh Tahirin me Habiljan, rrëfen dhe skemën e grupit kriminal në Vlorë: Si përdorën emrin e Gjiknurit

15:30 / September 20, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
tahiri gjiknuri
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp


Gazetari Elton Qyno ishte ditën e sotme në studion e Report Tv për të folur për dënimin e ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri. Qyno tha se kjo ka qenë një nga çështjet më të debatuara në opinionin publik, por shtoi se lidhur me këtë nuk ka prova por vetëm indicie. “E vetmja provë që e lidh Tahirin me Habilajt është kontrata e shitjes së makinës së ish-ministrit. Një kontratë që ishte denoncuar para se procedimi penal të fillonte. Dhe një vizitë që Artan Habilaj i ka bërë Tahirit në Greqi, i ka marrë skafin dhe i ka çuar makinën.

Janë 5 prokurorë që janë marrë në dy vite që janë marrë për çfarë, për ta dënuar për shpërdorim detyre? T’ja kishin lënë më mirë Prokurorisë së Tiranës, sesa u mor nga Krimet e Rënda.  Në dy vite hetime janë bërë vetëm letra, nuk janë gjetur prova”, deklaroi Qyno.

Qyno zbuloi se si një grup kriminal në Vlorës, teksa hetohej nga një zyrtar aty, ngriti një skemë komunikimi duke përmendur emrin e ish-ministrit të Infrastrukurës dhe Energjitikës Damian Gjiknuri, që qendra e përgjimit të mendonte se ata ishin të rëndësishëm.

“Unë di rastin e një grupi kriminal që teksa prokuroria e Vlorës kishte nisur procedim penal, teksa hetohej një zyrtar aty, personat që ishin pjesë e hetimit, nisën të ngrenë një skemë komunikimi duke përmendur emrin e ish-ministrit Damian Gjiknuri. Por kjo s’do të thotë se Gjiknuri ishte i përfshirë në një vrasje në Vlorë. Por skema ishte e tillë. Që qendra e përgjimit të kuptonte që këta ishin të rëndësishëm”, tha Qyno.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Lejoi një 12-vjeçar të drejtonte Jet Ski në Dhërmi, gjobitet pronari dhe bllokohet mjeti

17:39 / August 2, 2026

U mbulua nga kromi në minierën në Bulqizë, nxirret trupi i pajetë i 40-vjeçarit

17:21 / August 2, 2026

Kontrolle “blic” në Tiranë e Fushë Krujë, pranga 2 personave/ Sekuestrohen kokainë, armë të ftohta dhe një automjet luksoz

15:39 / August 2, 2026

“300 mijë shqiptarë kalojnë çdo verë nga korridori Kroaci-Mali i Zi”, MJ: Po punojmë me autoritetet për të ulur pritjet në pikat kufitare

14:57 / August 2, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.