Në kushtet e depresionit, një 41-vjeçare ka pirë një sasi të madhe ilaçesh duke i dhënë fund jetës në mënyrë tragjike.
Ngjarja ka ndodhur në Korçë, kur R.K fatkeqësisht nuk ka arritur të shpëtojë. Ka qenë e motra ajo që e ka gjetur në shtëpi dhe e ka dërguar për në spital, po ndërroi jetë gjatë rrugës.
Ende nuk dihen shkaqet se perse gruaja shkoi drejt aktit ekstrem, duke i dhënë fund jetës.
NJOFTIMI
“Më datë 20.09.2019, në orën 21:00, në fshatin Pojan, në banesë, është vetëhelmuar me lëndë helmuese (e papërcaktuar ende)shtetasja R.K, 41 vjeçe, e cila gjatë rrugës për në Spitalin e Korçës, ka ndërruar jetë. Në këqyrja e trupit të viktimës, nuk janë konstatuar shenja dhune. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë”, thuhet në njoftimin e policisë.
