Anija shqiptare “Oriku” e cila ka misionin e saj në detin Egje ka shpëtuar në tre operacione të ndryshme gjatë natës së shkuar rreth 111 emigrantë të cilët vinin nga Siria, Iraku e Palestina.
Lajmin e bën të ditur ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka, e cila thotë se ata i janë dorëzuar Rojës Bregdetare Turke.
Emigrantët ishin duke lundruar me dy gomone dhe një skaf.
