Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Tërmeti, Rama kërkon inspektim të detajuar të çdo pallati

09:15 / September 22, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
edi rama termet
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kryeministri Edi Rama pas anulimit të vizitës në New York mblodhi qeverinë në mesnatë, për të bërë bilancin e dëmeve.

Në fjalën e tij kryeministri bëri të ditur se duhen mbledhur grupet e punës, të cilët do të bëjnë inspektimin e dëmeve dhe më pas vlerësimin e tyre. Por Rama nuk kaloi pa prekur edhe dëmet në pallate, pra çarjet e godinave.

Sipas tij godinat e mëdha kanë një sistem mbrojtje nga tërmeti, sistem që lejon spostimin e godinave dhe jo çarjen e tyre. Pra Rama thotë se ajo që shumëkujt i duket çarje mund të jetë thjeshtë spostim i pallatit që është parashikuar nga sistemi i mbrojtjes nga tërmetet.

Edi Rama: Duhet të fokusohemi tek çdo familje që ka një dëm. Bëj apel për kompanitë e ndërtimit që të vënë në dispozicion individë të stafeve të tyre teknike, për të krijuar disa grupe që do të shumfishonin forcën monitoruese në terren, pasi i ai numër godinash, pallatesh apo shtëpi është jo i pakët në raport me nevojën për të pasur një inspektim të detajuar dhe nevojën për të kuptuar se ku ka thjeshtë dhe vetëm plasaritje sipërfaqësore, apo ku ka krisje që kanë cënuar strukturën.

Po ashtu është e nevojshme që të bëhet dallimi. Ka një element në godinat e mëdha që është pjesë e sistemit të mbrojtjes nga tërmeti, që është aty për të siguruar ato spostimet që shumëkujt i duken si çarje e pallatit, por në fakt është pikërisht e parashikuar në gjithë organizimin e strukturave të godinës. Por ama nga ana tjetër  në këtë aspekt duhet bërë një inspektim i detajuar për të kuptuar se ku bëhet fjalë për këtë element dhe ku mund të ketë cënime të strukturës. Kjo kërkon një bashkëpunim të madh dhe intensiv me bashkitë.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Lejoi një 12-vjeçar të drejtonte Jet Ski në Dhërmi, gjobitet pronari dhe bllokohet mjeti

17:39 / August 2, 2026

U mbulua nga kromi në minierën në Bulqizë, nxirret trupi i pajetë i 40-vjeçarit

17:21 / August 2, 2026

Kontrolle “blic” në Tiranë e Fushë Krujë, pranga 2 personave/ Sekuestrohen kokainë, armë të ftohta dhe një automjet luksoz

15:39 / August 2, 2026

“300 mijë shqiptarë kalojnë çdo verë nga korridori Kroaci-Mali i Zi”, MJ: Po punojmë me autoritetet për të ulur pritjet në pikat kufitare

14:57 / August 2, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.