Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Kaluan natën jashtë, çifti i moshuar durrsak tregon tmerrin: Ishte llahtar, u bllokuam në ashensor

14:54 / September 22, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
lsa 6 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ashtu si shumë qytetarë të tjerë, edhe një çift i moshuar në Durrës kanë kaluar mbrëmjen e kaluar jashtë, për shkak të tërmetit të fuqishëm 5.8 ballë, që u shoqërua me lëkundje të forta gjatë gjithë natës.

Çifti i moshuar ka treguar tmerrin e përjetuar nga tërmetet për “BalkanWeb”, teksa ka treguar se si ishin bllokuar në ashensor. Dy të moshuarit treguan se jetonin vetëm në banesë, kur një zhurmë e llahtarshme i ka goditur.

“Ishim dy pleq, tërmeti ishte shumë i madh. Ne donim të dilnim, nuk dolëm dot, ngelëm brenda në ashensor, pastaj u hap dera, kur mbaroi tërmeti. Por, shyqyr shpëtuam. Sot kishim lëkundje përsëri, ndaj u detyruam të vinim këtu. Mbrëmë qëndrua te stadiumi, në të ftohtë, deri në 2 të natës. Sa vajtën në shtëpi ra tërmeti sërish, dolëm dhe erdhëm të stadiumi”, tha e moshuara.

A keni përjetuar ndonjë tërmet të përmasave të tilla?

Para 30 vitesh. Ishte një zhurmë e llahtarshme dje. Frikë e tmerrshme, e paimagjinuar. Mezi dolëm nga ashensori.

Ku e morët informacionin për stadiumin?
Nga televizori, që doli Rama e tha. Thamë më mirë të rrimë jashtë, sa të rrimë në shtëpi e të zbresim me vonesë. Në shtëpi nuk kishim dëme, vetëm qelqurina, por tronditja ishte shumë e madhe.

Natën sonte do e kaloni këtu?
Nuk lëviz më, se jam e sëmurë, edhe e moshuar. Do rrimë këtu.


Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Lejoi një 12-vjeçar të drejtonte Jet Ski në Dhërmi, gjobitet pronari dhe bllokohet mjeti

17:39 / August 2, 2026

U mbulua nga kromi në minierën në Bulqizë, nxirret trupi i pajetë i 40-vjeçarit

17:21 / August 2, 2026

Kontrolle “blic” në Tiranë e Fushë Krujë, pranga 2 personave/ Sekuestrohen kokainë, armë të ftohta dhe një automjet luksoz

15:39 / August 2, 2026

“300 mijë shqiptarë kalojnë çdo verë nga korridori Kroaci-Mali i Zi”, MJ: Po punojmë me autoritetet për të ulur pritjet në pikat kufitare

14:57 / August 2, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.