Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

Të martën në shkollë, Shahini: Fëmijët do njihen me video si duhet të sillen në rast tërmeti

13:53 / September 23, 20193 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
1547637137 besashahini1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Të gjitha shkollat në qarqet e Tiranës, Durrësit dhe Elbasanit do të hapen të martën, më 24 shtator dhe ministrja Besa Shahini tha se nxënësit do të informohen që orën e parë të mësimit me anë të një video se si duhet të sillen në rastet e tërmeteve.

Ministrja e Arsimit Besa Shahini lajmeroi sot qytetaret se shkollat ne gjithe vendin jane te sigurta ndaj edhe do te hapin dyert neser, e marte e 24 shtatorit, per nxenesit qe oren e pare te mesimit do ta kene informuese me ane te nje video edukuese se si duhet te sillen ne rast te termeteve.

“Në shumicën e shkollave kemi psikologë, do shtojmë dhe numrin e njerëzve pranë shkollave që të mund të punojnë me nxënësit dhe mësuesit. Ajo që është e nevojshme të nënvizohet është që mësuesit do jenë të përgtitur për shkak se i kemi përcjellë informacionin për hapat që duhet të ndiqen në rast emergjence. Mësuesit vetë do jenë të përgatitur që ta zhvillojnë orën e parë të mësimit duke bërë një bisedë të lehtë, të thjeshtë me nxënësit për tërmetet por ajo që është më e rëndësishmja për hapat që do të ndërmirren për të evituar pasojat.

Kështu që përderisa i kemi mësuesit të gatshëm që ta bëjnë këtë bisedë neser, besoj se jemi gati që të përballojmë edhe diskutimet e ndryshme që do dalin nesër.

Mësimi nesër rifillon me një video informuese për masat që duhet të marri secili nga ne në rast të një fatkeqësie natyrore. është një video e animuar, e krijuar nga save the children,ku ka disa personazhe fëmijë që kujdesen për veten në rast të një tërmeti. është e vlefshme që ti përmendim edhe këtu, janë 4 mësime kryesore:

E para që gjatë lëkundjeve nuk duhet lëvizur jashtë godinës por duhet gjetur një vend i sigurt brenda dhomës ku gjendeni, krysisht nën tavolinë apo duke u mbështetur te një mur i qëndrueshëm.

Pasi pushon lëkundja, duhet të sigurohen të gjithë që kanë mbathur këpucë që mbulojnë gjithë këmbën, për shkak se mund të ketë xhama të thyer. Duhet mbuluar pastaj koka me një jastëk apo me një libër dhe ngadalë duhet dalë nga ndërtesa por jo duke vrapuar dhe duke ruajtur qetësinë. Në rrugë sduhet të qëndroni nën dritare por në një mur të mbeshtetemi”, u shpreh Shahini para mediave.

Sipas ministres, “nga verifikimet në terren, kemi konstatuar se në gjithë teritorin e vendit shkollat janë kryesisht të padëmtuara dhe plotësisht të gatshme për të rifilluar mësimin nesër. Janë vetëm dy objekte, mnë Bërxcullë të Vorës dhe tjetra në Allxhatë të Tiranës të cilat nesër nuk do të hapen për arsye sigurie. Por nxënësit e këtyre shkollave do transferohen në shkollat qendër. 98 shkollat e tjera që kanë pasur dëmtime të vogla me plasaritje të vogla në fasadat e mureve janë rregulluar të gjitha dhe nesër do hapin dyert për mësim.
Duke shpresuar maksimalisht se të gjithë nxënësit, mësuesit dhe prindërit janë sot shumë më të qetë se sa dje, është koha që nesër ti rikthehemi shkollës dhe punës”.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“Na merrni në tryezën europiane, nuk shpëtoni dot prej nesh”/ Rama i bën thirrje BE-së: Ka ardhur koha që vendet kandidate të bëhen pjesë e tryezës europiane

15:15 / November 16, 2026

“Po zbatojmë rregullat pa qenë ende në tryezën europiane”/ Rama nga Brukseli: Shqipëria përmbush më shumë kritere se vendet para anëtarësimit

15:09 / November 16, 2026

Incidenti me këngën serbe në Forumin e BE-së/ Rama nga Brukseli: Serbia të njohë sa më shpejt Kosovën, nuk duhet të kalojë në heshtje ajo që ndodhi

15:05 / November 16, 2026

“Shqipëria është krejt ndryshe falë procesit të integrimit”, Rama nga Brukseli: Anëtarësimi në BE duhet të bazohet te meritat, por na mungon mbështetja politike

15:02 / November 16, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.