Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Si u organizua atentati ndaj të “fortit” të Fushë Krujës

18:03 / September 23, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
maklenhaka
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Edhe pse u qëllua me më shumë se 100 plumba, përsëri objektiv i atentatit të tipit mafioz mbrëmjen e 21 Shtatorit në Nikël, Marklen Haka, arriti të shpëtonte, vetëm më një plumb në krahë. Hakmarrja është pista kryesore ky është fokusuar grupi hetimor.
Në vendngjarje u sekuestruan shumë gëzhoja të qëlluara nga katër armë të ndryshme automatike. Për pasojë mbeti e vdekur Shpresa Basha dhe u plagos, nipi i saj Marklen Haka.

Atentatorët kishim mundur të hynin në thellësi të fshatit Zezë të Fushë-Krujës, aty ku jetojnë anëtarët e familjes Haka në fshehtësi të plotë dhe të padiktuar nga askush.

E gjitha rruga për të mbërritur tek 3 vilat e fisit Haka është e monitoruar 24 orë me kamera sigurie. Viktima 50-vjeçe dyshohet se, u qëllua aksidentalisht. Shpresa Basha ka hapur derën e jashtme të shtëpisë, në momentin kur u qëllua me armë zjarri.

28-vjeçari Haka ishte në oborr kur filluan të shtënat. Edhe mënyra se si u larguan autorët ka krijuar dyshime tek hetuesit e krimeve kundër jetës në Policinë e Shtetit.

Personat e përfshirë në krimet e njohin shumë mirë terrenin pasi, nuk janë larguar nga rruga kryesore automobilistike që lidh Niklën me Krujën. Ata kanë ndjekur rrugët dytësore të fshatit Zezë, duke humbur edhe gjurmët.

Ndryshe siç ndodh zakonisht në atentate të tilla mafioze, autorët nuk e kanë shkrumbuar automjetin dhe armët e krimit dhe kjo gjë sipas ekspertëve të policisë dyshohet se ka ndodhur për të mos tërhequr vëmendjen e banorëve të zonës.

Marklen Haka ka qenë i arrestuar më herët për një vrasje të ndodhur në qershor të viti 2011 në zonën e ish-Bllokut në Tiranë, por që u lirua për mungesë provash. Ngjarjet kriminale të njëpasnjëshme lidhen me ekzekutimin në vitin 2004 të vëllait të Marklen Hakës, duke shkaktuar një kalvar të gjatë vrasjesh e plagosje në zonën e Fushë Krujës./ABC News

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Lejoi një 12-vjeçar të drejtonte Jet Ski në Dhërmi, gjobitet pronari dhe bllokohet mjeti

17:39 / August 2, 2026

U mbulua nga kromi në minierën në Bulqizë, nxirret trupi i pajetë i 40-vjeçarit

17:21 / August 2, 2026

Kontrolle “blic” në Tiranë e Fushë Krujë, pranga 2 personave/ Sekuestrohen kokainë, armë të ftohta dhe një automjet luksoz

15:39 / August 2, 2026

“300 mijë shqiptarë kalojnë çdo verë nga korridori Kroaci-Mali i Zi”, MJ: Po punojmë me autoritetet për të ulur pritjet në pikat kufitare

14:57 / August 2, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.