Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Mediat greke zbardhin diskutimet mes Ramës dhe Mitzotaqis: Ja çfarë i kërkon Athina Shqipërisë

22:10 / September 23, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
rama mitcotaqis
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Mediat greke zbardhin detaje nga takimi midis kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama dhe homologut grek, Kiriakos Mitzotaqis.

Qysh në fillim kryeministri grek ka pyetur atë shqiptar për gjendjen në Shqipëri pas tërmetit të fuqishëm që tronditi vendin ditën e shtunë.

Mitsotakis- Si është gjendja me tërmetin?

Rama- Për fat të mirë pa viktima. Por me shumë dëme. Nuk është e lehtë.

Mitsotakis- Ku ishte epiqendra e tërmetit?

Rama – Ishte në det 30 km nga Tirana. Ishte shumë i fuqishëm. Tani po bëjmë vlerësimin e gjendjes. Mund të nevojitet të trokasim në derën tuaj pas disa ditësh për ndihmë. E kemi bërë edhe më parë.


“Protothema” shkruan se kryeministri i Greqisë ka theksuar gjatë takimit se Shqipëria duhet të përmbushë kushtet e përcaktuara nga BE, përfshirë ato që i përkasin të drejtave të pakicës kombëtare greke. Kryeministri grek theksoi se ishte në favor të perspektivave të pranimit të Ballkanit Perëndimor, me kusht që të përmbusheshin të gjitha kushtet e përcaktuara nga Bashkimi Evropian. Janë diskutuar çështje për të cilat Athina ka kërkuar përmbushjen e kushteve të përcaktuara nga BE, përfshirë ato që lidhen me të drejtat e pakicës kombëtare greke në Shqipëri.

Në veçanti Z. Mitsotakis ka theksuar çështjen e së drejtës së vetë përcaktimit si dhe të së drejtës pronësore të minoritetit grek si kusht kryesor i mbështetjes greke, ndërsa ka përsëritur se Athina zyrtare vazhdimisht favorizon rrugën europiane të Tiranës.

Sipas burimeve qeveritare greke zoti Rama ka shprehur gatishmërinë e tij për të bashkëpunuar me Greqinë për çështjet me interes të veçantë për Athinën.

Mitsotakis dhe Rama kanë rënë dakord të shkojnë në diskutime më të gjera për çështjet dypalëshe në Samitin Euro-Arabik në Athinë më 29-30 Tetor 2019.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Ambasada e SHBA-së mbështet projektin e Skavicës: Strategjik për sigurinë energjetike të Shqipërisë dhe rajonit

12:01 / November 20, 2026

Buxheti dhe paketa fiskale 2027 miratohen në Komisionin e Ligjeve, fonde shtesë për disa institucione

10:59 / November 20, 2026

Rusia bombardon në kufi me Poloninë/ Kërcënim ndaj NATO, ngrihen avionët luftarakë

10:54 / November 20, 2026

Trump shkarkon drejtorin e sigurisë kibernetike në Shtëpinë e Bardhë, pas defekteve teknologjike në SHBA

10:22 / November 20, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.