Zv-kryeministri Erion Braçe ka rrëfyer se si e përjetoi tërmetin që tronditit gjithë Shqipërinë ditën e shtunë. I ftuar në emisionin “Open”, Braçe tha se në atë moment ishte në shtëpi me të bijën dhe po shikonte ndeshjen.
“U frikësova normalisht. Po shikoja ndeshjen dhe u tremba. Reagimi i parë ishte ndaj punëtorit përballë. I thashë mbahu. Pastaj ishte me vajzën time sepse me atë isha në shtëpi. Ajo kishte lexuar në internet dhe qëndroi poshtë derës.
Sapo mora veten mora drejtorin e Emergjencave Civile në telefon, më pas mora ministrin e Brendshëm,”– tregoi Braçe duke mos e fshehur frikën që ndjeu.
code it albania
Një tërmet i fortë ka goditur Shqipërinë të shtunën duke lënë pas më shumë se 110 persona të lëdnuar.
