Moti i keq është bërë shkak që avioni i linjës Milano-Tiranë të vijojë fluturimin e tij duke bërë një ulje të detyruar në aeroportin e Brindisit.
Fillimisht avioni u nis me një orë e 40 min vonesë, pikërisht për shkak të stuhisë, por edhe pas nisjes ka bërë ulje të detyrura në Brindisi.
Reshjet e shiut që ranë gjatë pasdites dhe natës së të hënës kanë shkaktuar mjaft probleme në qarkullim, si ne det, në ajër apo në tokë.
