Vonesat për krijimin e SPAK ka qenë pyetjet që kreu i KLP-së, Gent Ibrahimi duhej tu përgjigjej në Komisionin e Pavarur të Koordinimit në Kuvend.
Gjatë raportimit të tij, Ibrahimi tha se shkak është bërë se nga lista e 15 kandidatëve ka ende nga ata që nuk kanë kaluar vetingun.
“KLP ka miratuar listën prej 15 kandidatë për anëtar të SPAK. Ende sot nuk ka SPAK sepse ende nuk ka përfunduar procesi i vetingut me vendim të formës së prerë. Na takon ne të themi nëse është e mundur apo jo që SPAK të nisë me 10 anëtar. Në marrjen e këtij vendimi do na duhet të marrim parasysh edhe disa elemente praktike”, ka thënë Ibrahimi.
