Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

Situata e përmbytjeve/ Xhaçka: Në Tiranë 105 banesa nën ujë probleme, ja qytetet me probleme

17:08 / September 24, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
olta
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka ka bërë një bilanc të situatës së deri më tanishme nga situata e përmbytjeve që përfshinë Shqipërinë mbrëmjen e djeshme.

Xhaçka tha se në qarkun e Tiranës rreth 105 banesa kanë prezencë uji, ku më problematike paraqitet situata e ujit ndërsa theksoi se 400 efektivë të FA janë në gjendje gatishmërie.

Ministrja deklaroi se edhe në Fushë Krujë ka pasur prezencë të madhe uji, ndërsa theksoi se qarku i Shkodrës nuk ka pasur probleme.

“Ka prekur veçanërisht Tiranën Kamzën Laçin dhe Fushë Krujën. Aktualisht situata paraqitet e stabilizuar dhe pa probleme. Disa  zona po asistohen nga ekipet e emergjencave dhe FA. Kjo situatë e ka çuar koordinimin mes institucioneve në një nivel të ri. E kemi adresuar situatën e krijuara më shumë efikasitet. OSHEE ka punuar gjatë gjithë natës dhe në orët e para të ditës së sotme për të stabilizuar problemet me furnizimin me energji elektrike. Bluzat e bardha qëndrojnë në gatishmëri.

Në qarkun e Tiranës në 105 banesa ka prezencë uji. Dhjetëra FA janë angazhuar dhe vijojnë të qëndrojnë në gatishmëri. FA janë angazhuar që në orët të para, 400 efektivë e mjete janë në gjendje gatishmërie.

Ekipet në terren nuk kanë nevojë për kapacitete e mbështetje shtesë.

Situata pritet të stabilizohet plotësisht. Në Fushë Krujë është vënë re prezencë e madhe e ujit, 10 familje në Larushk dhe 8 në Buq kanë prezencë uji. Në fshatrat Bilaj, Murqine dhe Mallkuc, lumi Ishëm doli nga shtrati dhe ka përmbytur toka bujqësore.

Lumi Ishëm ka dalë nga shtrati duke rrezikuar fshatrat përreth. Në bashkinë e Lezhës situata është normalizuar.

Rritja e niveli të ujit në Laç bëri që të përmbushin disa banesa Në qarkun Shkodër nuk ka probleme.

Problemet e shkaktuara nga reshjet dje janë të kufizuara. Nuk ka arsye për t’u shqetësuar. Intensiteti i reshjeve po vjen në zbritje. Është shkaktuar një lloj shqetësimi tek qytetarët por dua t’i garantoj se jemi në gatishmëri .

Reshjet e tilla janë tashmë realitet. Tanimë kemi edhe më shumë eksperiencë për t’i adresuar edhe më mirë këto problematika. I gjithë shteti është në krye të detyrës. Solidarizohemi me të gjitha familjet që sot janë në vështirësi. Ashtu si kemi qenë në mbështetje të tyre ashtu do jemi solidarë më to për të kaluar çdo vështirësi“, u shpreh Xhaçka.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Lejoi një 12-vjeçar të drejtonte Jet Ski në Dhërmi, gjobitet pronari dhe bllokohet mjeti

17:39 / August 2, 2026

I dënuari me 6 vite burg për trafik droge, kapet në Durrës 50 vjeçari, pritet të ekstradohet në Itali 

11:51 / August 2, 2026

Erdhën për pushime, 6 italianë dhunohen nga një grup shqiptarësh në Tiranë: Na kërcënuan me thikë për të na marrë para, policia nuk ndërhyri

17:45 / August 1, 2026

Shembet galeria e kromit në Bulqizë, dyshohet për një viktimë

16:17 / August 1, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.