Pas ambasadorit të OSBE-së Bernd Boschardt fjalën e mori bashkëkryetari i reformës zgjedhore Damian Gjiknuri, por është ndërprerë nga deputeti i opozitës parlamentare Kujtim Gjuzi.
“Më vjen keq për ambasadorin që është këtu, po Rudina Hajdari duhet të flasë e para. Para Rudina Hajdarit nuk mund të flasë Ivi Kaso”, tha Gjuzi.
Teksa Gjiknuri iu përgjigj të qetësohej dhe të mos bënte avokatin e Rudinës.
Gjiknuri: Qendro siç duhet, ose mos flisni fare”
Gjuzi: Nuk më ndalon ti këtu. Më tregon ti mua, Rudina Hajdari duhet të flasë e para.
Gjiknuri tha se fjala do të bëhet sipas radhës në agjendë, që i takonte Ivi Kasos së PD-së. “Është kollaj të prishësh një tavolinë po është më e rëndësishme që në agjendën e parë të jetë gjithëpërfshirja në këtë reformë zgjedhore”, tha ndër të tjera Gjiknuri.
