Kreu i OSBE-së, Bernd Boschard ka kërkuar dialog mes palëve dhe unitet në tryezën për reformën zgjedhore organizuar nga OSBE, ku u ulën bashkë maxhoranca dhe opozita jashtëparlamentare, dhe pse kjo e fundit ishte në nivel ekspertësh.
“Është një dialog mjaft me rëndësi. Vendi ka nevojë për dialog e unitet, dhe patjetër që kjo është sfidë e OSBE. Dje parlamenti gjerman, kaloi në mocion që mbështet çeljen e negociatave. Reforma zgjedhore është shumë e rëndësishme është edhe në rekomandimet e OSBE ODIHR.Vitin e kaluar ka patur progres, kanë bashkëpunuar të gjithë aktorët politikë. Do të diskutojmë sot se cfarë efektesh do të ketë sistemi i ri zgjedhor. Këtë pres nga partitë të japin propozime konkretë.Është me rëndësi ti kthehemi dialogut”, tha mes të tjerash Boshard.
Dhe bashkëkryetari i PS-së në komisionin e reformës zgjedhore, Damian Gjiknuri kërkoi gjithëpërfshirje në këtë proces të rëndësishëm për vendin.
Ndërsa eksperti i PD-së, Ivi Kaso paraqiti propozimin e krijimit të një strukture të posaçme për reformën. Ai shprehu angazhimin e koalicionit opozitar për mbështetjen e realizimit të kësaj reforme. Sipas Kasos, opozita konsideron se personat që janë subjekt i dosjes 339 dhe 184 janë në kushtet e konfliktit të interesit me zgjedhjet e lira e të ndershme dhe me reformën e vërtetë zgjedhore që ka nevojë vendi.
Duke e cilësuar komisionin e reformës zgjedhore si një organ që nuk përfaqsëon vullnetin e qytetarëve, pasi ka dalë nga zgjedhjet e blera me krimin në 20017-ën, Kaso tha se qendrimi i opozitës për mosnjohjen e këtij komisioni ëhstë i qartë: “Asnjë Komision që ka në përbërje dhe drejtim individë që duhet të ishin në burg për krime elektorale, nuk gëzon legjitimitetin për realizimin e Reformës Zgjedhore. Asnjë Komision që ka në përbërje dhe drejtim individë që nuk përfaqësojnë opozitën, nuk mund të përcaktojë rregullat për pjesëmarrje në zgjedhje të partive politike opozitare.”- thuhet në qendrimin zyrtar të opozitës për reformën zgjedhore. Propozimi i opozitës për zgjidhjen e këtij problemi është ngritja e një grupi të posaçëm për reformën, që përfaqëson drejt elektoratin shqiptar, në përbërje të të cilit të ketë edhe përfaqssues të partnerëve kryesorë ndërkombëtarë.
