Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

I vunë tritolin parukerisë, një në pranga dhe një në kërkim

11:02 / September 25, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
tritol
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Policia e Krujës ka arritur të zbardhë ngjarjen e një muaji më parë ku një sasi eksplozivi shpërthue në një parukeri në Nikël të Krujës. Një person është vënë në pranga ndërsa një tjetër është shpallur në kërkim.

Sipas policisë të arrestuarit B.SH., 24 vjeç dhe të shpallurit në kërkim E.SH., 28 vjeç nga Nikël iu gjetën në shtëpinë e tyre kapsolla detonatore dhe fitila zjarrpërcjellës.

Lexo edhe- Parukjeres i vendosin tritol në biznes

Ngjarja ka ndodhur më 16 gusht të këtij viti, rreth orës 01.00 të natës ku një sasi eksplozivi shpërtheu në parukerinë e R. Sh. Fatmirësisht nuk pati lëndime në njerëz por vetëm dëme materiale. Ndërkaq nuk dihet ende shkaku i ngjarjes, teksa në atë kohë u tha se nuk ishte hera e parë që vendosej eksploziv në këtë parukeri.

NJOFTIMI I SOTEM I POLICISE

KRUJË
Policia e Krujës zbardh dhe dokumenton një ngjarje të ndodhur rreth 1 muaj më parë ku një biznesi në Nikë,l iu vendos lëndë eksplozive.

  • Sekuestrohen kapsolla detonatore dhe fitila zjarrëpërcjellës;
  • Nga puna hetimore e kryer në bashkëpunim edhe me Prokurorinë e Rrethit është arrestuar 1 shtetas dhe shpallur në kërkim 1 tjetër.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Krujë në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit, pas një pune hetimore intensive kanë zbardhur ngjarjen e ndodhur në datë 16 gusht 2019, ku biznesit (parukieri) të shtetases R.Sh., iu vendos lëndë plasëse.

Policia arrestoi në flagrancë, si autor i dyshuar për ngjarjen e mësipërme shtetasin B.Sh., 24 vjeç, banues në Nikël, për veprat penale “Shkatërrim prone me eksploziv” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve shpërthyese dhe municioneve”, si dhe shpalli në kërkim dhe po punohet për kapjen e shtetasit E.Sh., 28 vjeç, banues në Nikël.

Gjatë kontrollit në banesën e tyre u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provave materiale:
• 5 fitila zjarrëpërcjellës;
• 5 kapsolla detonatore.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“Na merrni në tryezën europiane, nuk shpëtoni dot prej nesh”/ Rama i bën thirrje BE-së: Ka ardhur koha që vendet kandidate të bëhen pjesë e tryezës europiane

15:15 / November 16, 2026

“Po zbatojmë rregullat pa qenë ende në tryezën europiane”/ Rama nga Brukseli: Shqipëria përmbush më shumë kritere se vendet para anëtarësimit

15:09 / November 16, 2026

Incidenti me këngën serbe në Forumin e BE-së/ Rama nga Brukseli: Serbia të njohë sa më shpejt Kosovën, nuk duhet të kalojë në heshtje ajo që ndodhi

15:05 / November 16, 2026

“Shqipëria është krejt ndryshe falë procesit të integrimit”, Rama nga Brukseli: Anëtarësimi në BE duhet të bazohet te meritat, por na mungon mbështetja politike

15:02 / November 16, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.