Tërmeti i 21 shtatorit shkaktoi mjaft dëme materiale në bashkinë e Durrësit, teksa shumë njerëz kanë ngelur pa një strehë, e aktualisht po strehohen në çadrat e ngritura nga qeveria.
Bashkia e Matit është një nga ato bashkitë që është solidarizuar me banorët e Durrësit e që me vendim të Këshillit Bashkiak ka vendosur të dhurojë një shumë prej 1 milionë lekësh në ndihmë të rimëkëmbjes së të prekurve nga tërmeti.
Këshilltarët e të gjashtë subjekteve politike votuan unanimisht për lëvrimin e këtij fondi, duke e konsideruar një shumë në bazë të mundësive për të ndihmuar në këto momente të vështira për qytetarët durrsakë.

