Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Sporti

FSHF ndryshon orarin dhe i ndez dritat derbit

21:21 / September 25, 20191 Min Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
71244528 2340128529419696 1268489496765136896 o
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Federata Shqiptare e Futbollit ka kthyer vendimin që kishte marrë për të zhvilluar pasditen e të dielës ndeshjen derbi mes Tiranës dhe Partizanit, duke e kaluar atë në orarin e darkës.

FSHF vendosi disa javë më parë, që kur u ndërpre ndeshja mes Tiranës dhe Teutës në “Selman Stërmasi”, që të gjitha skuadrat duhet të kishin garanci të plotë që situata të tilla të mos përsëriteshin.  Të gjitha ekipet që kërkonin të luhej me ndriçim artificial praktikisht duhej të bënin investime shtesë në stadiume për të bërë të mundur ndriçimin e plotë të impianteve me parametrat e kërkuara dhe të mos kishin probleme si ai në kryeqytet me luhatjen e tensionit.

Sot, FSHF ka lënë pas dore pjesën e parë të urdhëresës, meqë në “Selman Stërmasi” nuk është bërë ende përmirësimi i impiantit të ndriçimit ekzistuese. Ajo thjesht ka bërë të ditur se ndeshja e planifikuar të dielën në orën 16:00, do të spostohej në orën 19:00, pasi kishte garanci nga OSHEE për mbarëvajtjen e sfidës.

Një vendim disi i çuditshëm, duke llogaritur se Tirana kishte bërë kërkesë zyrtare pak ditë më parë për ndryshimin e orarit dhe ajo ishte refuzuar nga institucioni i futbollit.


federata shqiptare
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

S’kanë fund dëmtimet te Juventusi, pas Yildiz dhe Thuram do të operohet edhe kapiteni i ekipit

16:19 / September 8, 2026

Disiplina nuk kursehet, publikohen vendimet për Xhaferin dhe Martinin! E pëson edhe Elbasani

17:56 / September 2, 2026

FIFA nën presion, federatat nordike i drejtohen Brukselit: Futbolli nuk është për t’u shitur

16:39 / September 2, 2026

FSHF reagon ashpër pas incidenteve në ndeshjen Elbasani-Vllaznia: Disiplina nuk pyet për emër

13:40 / August 30, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.