Ka dalë të gjuajë peshk me pushkë sportive por nuk ka dalë më nga uji. Ka qenë ky fati i peshkatarit 60-vjeçar, Mehmet Aliraj, i cili mbrëmjen e kaluar në zonën e Karaburunit, pranë vendit të quajtur “Raguna 1” ka hyrë në det.
“Nga kërkimet paraprake personi në fjalë nuk është gjetur dhe kërkimet janë ndërprerë për shkak të motit të paqëndrueshëm. Sot pas ri-fillimit të kërkimeve nga Stacioni i Policisë së Orikumit, Policisë Kufitare dhe Polumbareve është bërë e mundur gjetja e trupit të pajetë pranë “Raguza 2″ Karaburun, i cili po dërgohet në morgun e qytetit për veprimet e mëtejshme të këqyrjes trupore”, thotë policia e Vlorës.
