Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

U nominua si pasardhës i Hahn, bie kandidatura e hungarezit Trocsanyi

14:31 / September 26, 20191 Min Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Laszlo Troscanyi
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kandidati hungarez i nominuar nga Presidentja e KE, Von der Leyen si eurokomisioner për zgjerimin, Laszlo Trocsanyi nuk do të bëjë seancën dëgjimore në Parlamentin Europian.

Sipas EU Observer, komisioni për çështjet juridike të Parlamentit vendosi pas një votimi se nuk ka qartësi të mjaftueshme për konfliktet e tij të interesit dhe ka mospërputhje të deklaratës së pasurisë, duke e rrëzuar nominimin e tij.

Tashmë i takon Presidentes Ursula von der Leyen nëse dëshiron të propozojë një kandidat të ri. I njëjti vendim u mor dhe për kandidaturën rumune Rovana Plumb.

Lexo edhe- Një ballkanas kandidat për t’u zgjedhur Komisioner për Fqinjësinë dhe Zgjerimin Evropian në PE

Trocsanyi ka qenë ministër i Drejtësisë i Hungarisë në qeverinë e Viktor Orban që nga 2014 derisa u zgjodh në maj në Parlamentin Evropian.

Ai kishte rol në miratimin e ligjeve që nga Brukseli u panë si minim i sundimit të ligjit në Hungari duke shkaktuar konflikte mes Brukselit dhe Budapestit.

Sipas burimeve nga BE, eurodeputetët i kishin kërkuar atij detaje mbi firmën juridike që ka pasur para se të bëhej ministër.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Ambasada e SHBA-së mbështet projektin e Skavicës: Strategjik për sigurinë energjetike të Shqipërisë dhe rajonit

12:01 / November 20, 2026

Buxheti dhe paketa fiskale 2027 miratohen në Komisionin e Ligjeve, fonde shtesë për disa institucione

10:59 / November 20, 2026

Rusia bombardon në kufi me Poloninë/ Kërcënim ndaj NATO, ngrihen avionët luftarakë

10:54 / November 20, 2026

Trump shkarkon drejtorin e sigurisë kibernetike në Shtëpinë e Bardhë, pas defekteve teknologjike në SHBA

10:22 / November 20, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.