Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Incidenti i Rudina Hajdarit me të riun e PD në Shkodër, Astrit Patozi: Nuk kanë faj, e dinë që opozita është pronë…

15:32 / September 26, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
patozi
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Pas incidentit të ndodhur këtë paradite në një shkollë në Shkodër, ku një i ri i është kthyer ashpër Rudina Hajdarit, ka reaguar edhe Astrit Patozi, Kreu i PBD.

Në një postim në Facebook, Patozi i del në krah Hajdarit, duke e cilësuar veprimin e të riut, anëtarë i forumit rinor të PD, si e vetmja gjë që u ka ngelur të bëjnë, pasi ata e cilësojnë partinë si prona a leje ndërtimi.

“NUK KANË FAJ, E DINË QË OPOZITA ËSHTË PRONË OSE LEJE NDËRTIMI

Janë më shumë të marrë, se sa të poshtër, dhe për këtë nuk duhen marrë asnjëherë seriozisht.
Ata mendojnë se opozita është pronë, leje ndërtimi apo tender, që ka nevojë patjetër për firmën e tyre, sepse vetëm kështu e konceptojnë politikën dhe atë që vjen prej saj.
Ndaj edhe mos u çudisni, kur të shikoni skena të neveritshme si ajo me atë trimin nga Shkodra, që i hakërrehej Rudina Hajdarit se përse ajo nuk e njihte tamam babain e vet, ashtu si ai vetë.
Në fakt është e vetmja gjë që u ka ngelur për të bërë, pas një serie të pashembullt revolucionesh të premtuara, të cilat, ose nuk kanë shpërthyer kurrë, ose kanë ngrënë bijtë e vet.
Është një reagim i ngjashëm me ato bishat e uritura, të cilat në ruajtje të territorit, që u zvogëlohet përditë, shenjojnë duke përmjerrur hapësirën e tyre, ku nuk duhet të shkelin të tjerët.
Në shqip mund të thuhet edhe “tokë e xanun”, shkruan Patozi.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Sherri për një vajzë i merr jetën 24-vjeçarit shqiptar në Itali! Identifikohet autori, e goditi 3 herë me thikë në fyt

15:20 / August 3, 2026

Refuzohet garancia prej 50 mijë eurosh për Hashim Thaçin, i zgjatet paraburgimi edhe për dy muaj

14:08 / August 3, 2026

Zbulohet një lokacion i ri me mbetje të dyshuara mortore në Zubin Potok!

13:46 / August 3, 2026

Selenica, bashki më vete!

13:06 / August 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.