Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Elisa Spiropali: Ja me cilën opozitë preferon të bashkëpunojë PS

16:08 / September 26, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Elisa Spiropali
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

“Me të dyja dhe me të gjithë”. Kjo ishte përgjigjja që Elisa Spiropali, ministre për Parlamentin, dha në emisionin “Top Talk” në Top Channel kur u pyet se me cilën prej opozitave preferon mazhoranca për të bashkëpunuar për reformën zgjedhore.

“Ne duam që një reformë më të gjerë zgjedhore me të gjithë aktorët këtu, përfshirë opozitën jashtëparlamentare. Nuk mendojmë se mund t’i bëjmë të gjitha vetë”, tha Spiropali, duke mohuar se socialistët kanë patur presion nga jashtë për të përfshirë edhe opozitën jashtëparlamentare në këtë proces.

Pasi e konsideroi një hap pozitiv përpara pjesëmarrjen e PD dhe LSI në tryezën e thirrur nga OSBE, Spiropali tregoi edhe synimin e mazhorancës për t’i ndarë në dy pjesë diskutimet dhe marrëveshjet për reformën zgjedhore.

“Shpresoj që paketën për reformën zgjedhore ta ndajmë në dy pjesë, siç përcaktohet edhe nga deklaratat e CDU/CSU. Të bëjmë çfarë mund të bëjmë për rekomandimet për OSBE dhe këtë mund ta bëjmë me opozitën parlamentare. Për pjesën e dytë, çka nënkupton diskutime mbi sistemin, ndryshimin e sistemit apo çështje të tjera, ide, ëndrra, etj, zgjidhje patjetër që ne kemi nevojë për tryezë të gjerë siç ishte edhe tryeza e OSBE”, theksoi ministrja.

Elisa Spiropali tha se opozita jashtëparlamentare nuk mund t’i vendosë kushte mazhorancës për dialogun, ndërsa për kryeopozitarin Lulzim Basha, tha se është në vështirësi.

“Nuk mund mund të vendosësh kushte me kundërshtarin. Kundërshtarin nuk e zgjedh dot, kundërshtarin e pranon dhe patjetër që vendos rregullat e lojës. Lulzim Basha është në një pozicion shumë të vështirë përsa i përket pozicionit që duhet të ndjekë në raport me reformën zgjedhore dhe me sistemin në tërësi, për arsye që kuptohen. Ka dalë nga sistemi dhunshëm dhe besoj ka presion për të mos u futur në sistem”, tha Spiropali.

Sa i përket qëndrimeve që Ivi Kaso, përfaqësues i PD, mbajti në tryezën e OSBE, ku kërkoi edhe përjashtimin e opozitës parlamentare, Spiropali i konsideroi të pakuptimta.


Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Sherri për një vajzë i merr jetën 24-vjeçarit shqiptar në Itali! Identifikohet autori, e goditi 3 herë me thikë në fyt

15:20 / August 3, 2026

Refuzohet garancia prej 50 mijë eurosh për Hashim Thaçin, i zgjatet paraburgimi edhe për dy muaj

14:08 / August 3, 2026

Zbulohet një lokacion i ri me mbetje të dyshuara mortore në Zubin Potok!

13:46 / August 3, 2026

Selenica, bashki më vete!

13:06 / August 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.