Një ditë më parë kreu i bashkisë së Tiranës Erion Veliaj kërkoj decentralizim të lejeve mjedisore, të cilat aktualisht jepen nga ministria që drejton Blendi Klosi. Ky i fundit, ndonëse jo drejt për drejtë i është përgjur kryebashkiakut duke thënë se “vlerat e parqeve janë më të veccana se dëshirat e një kryebashkiaku.
“Ndryshimi i ligjit ka prishur shumë interesa, ka ndryshuar shumë rregulla. Është e vërtetë se vendosja e rregullit ka shkaktuar shumë probleme dhe ka prishur interesa. Por është e mirë që parqet që ka na falur Zoti t’i mbrojmë. Vlerat e tyre janë shumë më të veçanta se dëshirat e një kryebashkiaku, sepse duke qenë e bukur është shumë e lakmueshme. Duhen aktivitete që nuk dëmtojnë agro-turizmin dhe natyrën. Ne vijojmë te bëjmë konkurrenca te brendshme, po nuk duhet t’i bëjmë këto konkurrenca”, tha Klosi.
Lexo edhe- Lejet mjedisore nën varësinë e Klosit, shpërthen Veliaj: Rrumpallë që duhet të marrë fund
Këtë deklaratë ai e bëri gjatë një aktiviteti për certifikimin e paketave eko-turistike.
