Një 50-vjeçare ka humbur jetën në mënyrë tragjike në lagje “29 Nëntori” në Fier.
R.D., 50 vjeç ka qenë duke pastruar xhamat në momentin që ka rënë nga kati i dytë i pallatit ku banonte. Fatkeqësisht ajo ka gjetur vdekjen e menjëhershme ndërsa policia vijon hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
INFORMACIONI I POLICISE
Fier
Informacion paraprak
Sot rreth orës 11:50, në lagjen “ 29 Nëntori” Fier, dyshohet se ka rënë nga kati i dytë i pallatit shtetasja R.D, 50 vjeçe, e cila ka gjetur vdekjen.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
