Në një kohë që është publikuar draft opinioni i Komisionit të Venecias në median shqiptare lidhur me shkelje apo jo të Kushtetutës nga ana e Presidentit Meta lidhur me anulimin e datës së zgjedhjeve të 30 qershorit, kreu i shtetit bën hapin e radhës.
Zëdhënësi i tij ka bërë të ditur me një status në rrjetet sociale se brenda javës do të bëhet publik raporti i Metës për draftin e Opinionit të Komisionit të Venecias.
Ja çfarë thotë Tedi Blushi, zëdhënësi i Presidentit Meta:
Brenda javës institucioni i Presidentit të Republikës do të bëjë publik për opinionin vendas dhe ndërkombëtar Raportin e tij për Draftin e Opinionit të Komisionit të Venecias, gjithmonë në vazhdim të transparencës dhe rëndësisë së çështjes në fjalë, që meriton vetëm shterim kushtetues, ligjor, profesional dhe faktik, larg çdo ndikimi politik dhe të dyshimtë.
ZERO SHKELJE TË KUSHTETUTËS!
MBROJTJE E SHKËLQYER E KUSHTETUTËS!
MBROJTJE E SHKËLQYER E KONVENTËS EUROPIANE TË TË DREJTAVE TË NJERIUT!
MBROJTJE E SHKËLQYER E VENDIMIT TË GJYKATËS SË STRASBURGUT PËR TË DREJTËN E ZGJEDHJES!
MBROJTJE E SHKËLQYER E DETYRIMEVE LIGJORE QË KA SHQIPËRIA NGA MARRËVESHJA E STABILIZIM ASOCIMIT ME BASHKIMIN EUROPIAN!
