Besnik Hida, i ekzekutuar mëngjesin e sotëm në Lushnje është daja i Zamir Latifit, të riut të njohur si miku i ngushtë i nipit të Aldo Bares që mbeti i vrarë në atë që njihet “Masakra e Lushnjes” tre vite më parë.
Gazetari Artan Hoxha me një status në Facebook thotë se është e njëjta skemë krimi që po mban Lushnjen në terror gjatë këtyre tre viteve. Hoxha thotë se në takimin që ka pasur pak kohë më parë me viktimën, Hida i kishte thënë se kërcënohej të largohej nga vendi, ndërkohë që kërkonte drejtësi për nipin e tij.
POSTIMI I ARTAN HOXHES
E njëjta dorë, të njëjtët vrasës, e njëjta skenë krimi, të njejtat bataré kallashnikovesh,mbajnë nën terror për 3 vjet rresht, qytetin e qetë e me njerëz punetorë, te Lushnjes.
Besmir Hida, 40 vjec baba i dy femijeve, eshte viktima e rradhës. E kam takuar disa here gjate ketyre dy viteve…kërkonte “drejtësi” per vrasjen e nipit Zamir Latifit, i ekzektuar me 11 tetor 2017 në atë, që njihet si “masakra e Lushnjes”. Para se ta ekzekutonin,Besmirit i vendosen eksploziv ne banese,qe te largohej bashke me familjen, jashte vendit. Besmiri, besoi te drejtesia dhe ky shtetit, por sot eshte viktima e rradhës,e nje grupi te organizuar kriminal me lidhje shume te forta,qe po mban nen kontroll me dore te hekurt, qytetin agrobujqesor më te rendesishem, ne vend”, shkruan Hoxha.
