Ish drejtori i ALUIZNI-t në Durrës është shpallur në kërkim për shpërdorim detyre.
Ndërkohë që për të njëjtën akuzë është vënë në pranga e më pas është lënë të hetohet në gjendje të lirë punonjësja e kësaj zyre Lusiena Kola.
Flamur Gjuzi dhe Kola mësohet se kanë shpërdoruar detyrën në legalizimin dhe regjistrimin e disa pronave të paluajtshme.
Ne bashkëpunim edhe me zyrtarë të tjerë ata dyshohet se u kanë dhënë disa shtetasve, në kundërshtim me ligjin, dokumentat e pronësisë në zonën e bregut si dhe në zona të tjera te qytetit të Durrësit.
