Nisin sot aplikimet për lotarinë amerikane, në orën 18.00 me orën tonë lokale dhe të gjithë që dëshirojnë ta plotësojnë kanë afat deri në orën 17.00 të 5 nëntorit.
Ambasada bën të ditur se herë pas here në faqen e saj në rrjetet sociale dot ë japë këshilla mbi plotësimin e aplikimit tuaj.
“Regjistrimet për Programin e Lotarisë DV-2021 do të jenë nga 2 tetor, ora 18:00 deri më 5 nëntor 2019, ora 17:00! Vazhdoni të na ndiqni në Facebook për të marrë këshilla mbi plotësimin e aplikimit tuaj. Këshilla ime e parë është që të hapni faqen tonë të internetit dhe të lexoni udhëzimet e këtij viti. Ato janë të përkthyera në shqip!”, thotë Ambasada e SHBA.
