Ditën e nesërme Presidenca do të bëjë publik qëndrimin për draft-opinionin e Komisionit të Venecias, lidhur me kërkesën e mazhorancës për shkarkimin e Ilir Metës, me pretendimin se ka shkelur Kushtetutën me anulimin e 30 qershorit si datë të zgjedhjeve vendore, raporton Tirananews.al
Burime brenda Presidencës bëjnë me dije se nesër do të bëhen publike edhe pyetjet e Presidentit Ilir Meta për Komisionit të Venecias për shterimin përfundimtar të kësaj çështjeje.
Në raporti Komisioni i Venecias sqaronte se Presidenti Meta ka tejkaluar kompetencat kushtetuese, por jo aq rëndë sa për t’u shkarkuar.
