Ndersa jane numeruar me shume 74% e votave, duke kryesuar Levizja Vetevendosje e pas saj LDK, Kadri Veseli i PDK në një deklaratë për shtyp pak më herët ka pranuar humbjen.
“Së bashku me PDK kemi punuar shumë që t’i fitonim këto zgjedhje por nuk fituam. Qytetarët kanë dhënë verdiktin e tyre dhe ne e pranojmë ne do të kalojmë në opozitë që t’i shërbejmë kombit dhe shtetit”,tha Veseli.
Kadri Veseli shënon humbjen e tretë radhazi në zgjedhje, duke mos arritur ta nxjerr PDK’në të parën në Parlament për dy mandate, ndërsa, ka humbur edhe shumicën e komunave.