Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

Shkolla e drejtorëve: Nisin aplikimet për çertifikimin e drejtuesve të arsimit parauniversitar

22:07 / October 9, 20193 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
shkolla e drejtoreve
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Për të gjithë mësuesit që aspirojnë për tu bërë drejtues shkollash në sistemin parauniversitar tashmë duhet të bëhen pjesë e një trajnimi të detyrueshëm për tu certifikuar si të tillë. E njëjta gjë vlen dhe për drejtorët dhe nëndrejtorët e shkollave të cilët për të mbajtur postin që kanë aktualisht duhet të bëhen pjesë e këtij trajnimi që zgjat 9 muaj.

Shkolla e Drejtorëve është një institucion i krijuar nga marrëveshja e bashkëpunimit të fondacionit shqiptaro-amerika për zhvillim me ministrinë e Arsimit. Drejtoresha e shkollës së Drejtorëve, Doriana Matraku u shpreh për mediat se qëllimi kryesor është çertifikimi i drejtuesve të institucioneve arsimore parauniversitare.

“Qëllimi jonë kryesor është ofrimi i programit të trajnimit të detyrueshëm përgatitor dhe procesi i certifikimi të gjithë drejtuesve pra drejtorë nëndrejtor që kemi në sistemin tonë të arsimit parauniversitar por dhe të gjithë mësuesve të cilët aspirojnë për tu bërë drejtues në të ardhmen. Aktualisht ne jemi në fazën aplikimesh. Aplikimet kanë nisur javën e kaluar dhe do të zgjasin deri ditën e premte. Aplikimet janë vetëm për qytetin e Tiranës për momentin, ne do të fillojmë programin e trajnimit në muajin nëntor në Tiranë për të shpërndarë pastaj dhe në qytetet e tjera”.

Për tu bërë pjesë e këtij programi janë disa kritere ligjore që duhen plotësuar. “Duhet të jenë patjetër mësues, në momentin e aplikimit duhet të jenë në sistem si mësues, duhet  të kenë një eksperiencë mbi 5 vjecare që lidhet dhe me kualifikimin e tyre, pra duhet të jenë minimalisht mësues të kualifikuar me vlerësimin shumë mire. Duhet të kenë një diplomë të nivelit të dytë në fushën e mësuesisë”. Programi i trajnimit që do të nisë në nëntor do të zgjasë 9 muaj.

“Programi i trajnimit ka një kohëzgjatje 9 mujore të shtirë pasi do të zhvillohet me kohë të pjesshme vetëm në ditët e premte dhe të shtuna, duke marrë parasysh që cdo mësues apo drejtues gjatë ditëve të tjera të javës është në vendin e tij të punës.  Për këtë arsye programi zgjatë 9 muaj dhe gjatë këtij programi, nëse ka raste që nuk mund të kalojnë një apo dhe më shumë shumë module, ne i japim mundësinë për të shlyer detyrimet e modulit edhe në vitin pasardhës. Më pas me mbarimin e këtij programi të trajnimit të detyrueshëm të gjithë këto kandidatë hynë në procesin e certifikimit”

Aplikimet pritet që të rihapen sërish rreth muajit shkurt, mars të vitit 2020, por ndërkohë ka pasur dhe një interesim nga ana e mësuesve që aspirojnë postin e drejtuesit.

aplikimet certifikimin parauniversitar shkolla e drejtoreve
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Trump kërcënon, heq certifikimin e avionëve të prodhuar në Kanada dhe paralajmëron tarifa 50%

08:21 / January 30, 2026

Ish-presidenti Nicolas Sarkozy nis dënimin me burgim

11:40 / October 21, 2025

Raporti për sigurinë nga DASH, deputeti Malaj: Nuk duhet të dizinformojmë siç bëhet me disa ngjarje

17:14 / October 1, 2025

Plani i Donald Trump për paqes në Gaza, reagojnë vendet e BE: Hamas ta pranojë

09:55 / September 30, 2025
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.