Guardiola po mendon të largohet nga Mançester Siti nëse gjërat nuk do të shkojnë sipas parashikimeve. Lajmin e sjell “The Sun”, që ka marrë në shqyrtim librin “Pep’s City: The Making of a Superman” të Lu Martin dhe Po Ballus.
“Presidenti e di që do të bëja një hap pas nëse gjërat nuk do të shkonin sipas planeve. Do të bëj çmos ta evitoj këtë gjë”. Në libër zbulohet gjithashtu se trajneri do ta vendosë skuadrën në “shtetrrethim” në periudhën e festave të fundvitit. Gjithçka lidhet me 22 dhjetorin e shkuar, kur lojtarët shkuan në diskotekë pas humbjes me Kristal Palasin, gjë që “çmendi” Guardiolën.
Edhe ndëshkimet do të jenë relative, madje trajneri ka shkuar më tej duke aplikuar një ruletë për të caktuar masën e dënimit.