Brenda vitit 2021 do të lëvizim në vendet tona vetëm me kartë identiteti dhe nuk ka veto për asnjë shtet. Ky është lajmi i dhënë nga kryeministri Edi Rama në konferencën e përbashkët për shtyp në Novi Sad me Aleksandër Vuçiç dhe Zoran Zaev.
“Këtë e them në emër të Presidentit Vuçic dhe të Serbisë për audiencën shqiptare”, është shprehur Rama.
Bëhet fjalë për të ashtuquajturën Shengeni Ballkanik për të cilën u diskutua prej dy orësh në këtë takim trilateral.
Ata ranë dakord që takimi i radhës të mbahet në Ohër më 10 nëntor, ku të tre vendet do të dalin me masa konkrete.
Në përditësim…