Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

Aurela Gaçe tregon historinë sekrete me Joni Peçin, pas dhjetë vitesh njohjeje

21:30 / October 12, 20193 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Aurela
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp


Mbrëmjen e së premtes emrat më të njohur të ‘shoëbiz-it’ shqiptar u bënë bashkë në eventin e organizuar në Tiranë nga stilisti i njohur, Joni Peçi, i cili ndahu me të gjithë parfumin e krijuar nën emrin e tij.

Në një moment special si ky nuk mungoi urimi i mikes së tij të ngushtë, Aurela Gaçe, e cila me anë të një videoje gjatë eventit zgjodhi t’i dedikonte fjalët më të ndjera. “Mbrëmë ti miku im shënove një tjetër sukses, por ajo që dua njerëzit të dinë, është se ti je i rrallë. Si njeri. Ne kemi 10 vite që bashkëpunojmë, e kemi njohur e provuar njëri-tjetrin në të mirë e në të keq, prandaj jam e lumtur për ty. E di që ti tani nuk do t’a aprovosh këtë që do të tregoj këtu. Një herë, dikush kërkoi ndihmë për një fëmijë të sëmurë. Unë fillova t’u kërkoj miqve artistë të më bashkoheshin e shumë nga ata ishin gati. Të kërkova ndihmë edhe ty. E ti pagove në fshehtësi gjithë çfarë i duhej fëmijës. M’u lute të mos i tregoja as prindërve të fëmijës, sepse e mira bëhet pa u marrë vesh. Unë dua ta tregoj këtë gjë, sepse dua t’a dinë të gjithë që përveçse je talent i padiskutueshëm, ti jep nga vetja jote përditë.

Aurela 4

Edhe për ne të skenës, sa shumë ke bërë, edhe kur s’kishim, edhe kur kishim. Sepse ti je kaq njerëzor. Ti je kaq mirënjohës për ata që kanë qenë pranë teje në kohë të vështira. E di sepse kam 10 vjet që të njoh. Unë mbrëmë isha mes miqve të tu dhe mora mikrofonin për ty. Këndova këngën tënde!”, shkruante Gaçe krah postimit të saj më të fundit, duke treguar kështu një histori të padëgjuar më parë.

Aurela ka treguar shpeshherë se gëzon një miqësi shumë të fortë dhe të rallë me stilistin e njohur, Joni Peçi. Ajo ka theksuar edhe gjatë postimeve të ndryshme se Joni është një nga miqtë që i është gjendur gjithmonë pranë.

Aurela 2

I vlerësuar si një nga stilistët më të mirë shqiptarë, kuratori i imazhit të shumë personaliteteve, Joni Peçi tani ka dhe markën e tij të parfumeve. Ai bëhet i parë stilist shqiptar që lançon flagrancën me emrin “Enciklopedia”.

Për Joni Peçin realizimi i parfumit është një ëndërr që prej vitesh mbahej në sirtar. Në një event plot ngjyra, me një arredim mes klasit dhe modernes, miq dhe bashkëpunëtorë prej vitesh me stilistin shqiptar, vlerësojnë atë çka Joni Peçi sjell në fushën e modës.

Aurela 3

E ndërsa nuk fshehu emocionet në në takimet, teksa ishte i rrethuar nga miqtë dhe bashkëpunëtorët, Joni Peçi shprehet se nuk do ndalet. Le të shohim se cila do të jetë ëndrrar e rradhës që ai do të bëjë realitet.

AURELA GACE Joni Peçi miqësi tirananews.al
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Pas ndarjes, Vanesa Sono thyen heshtjen për raportin me Indrin

16:49 / May 31, 2026

Alex Rodriguez dhe Jaclyn Cordeiro ndahen pas tre vitesh lidhje

15:00 / May 31, 2026

Miqësia që mbeti në të kaluarën? Karlie Kloss nuk pritet në dasmën e Taylor Swift

13:42 / May 31, 2026

“Ta mora kalanë”, urimi epik i Mozzik në ditën e lindjes së Lotinës

12:30 / May 31, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.