Kryeministri Edi Rama është nisur drejt Brukselit, bashkë me homologun maqedonas për tu takuar me kryeministrat që i përkasin partive socialiste progresiste për të marrë sa më shumë mbështetje për çeljen e negociatave.
Të premten në mbledhjen e kryeministrave të vendeve të BE-së pritet të merret dhe vendimi.
“Sot kancelarja gjermane dhe presidenti i Francës do të takohen në Tuluz në kuadër të samitit franko-gjerman të dy qeverive. Një nga temat do të jetë dhe vendimarrja e këshillit europian pasnesër, ku do të mbahet dhe qëndrimi përfundimtar i BE lidhur me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Kancelarja Merkel dhe Gjermania po përpiqen intensivisht për një Po për të dyja vendet, ndërkohë që qëndrimi i Presidentit Macron dhe i Francës nuk përkon për momentin të paktën me atë të Gjermanisë dhe shumicës dërrmuese të vendeve anëtare. Nuk jam as optimist, as pesimist për rezultatin e këtij procesi por me realizëm gjykoj se po bëhet maksimumi për të marrë PO e merituar dhe më e mbështetur se sot me thënë të drejtën Shqipëria nuk ka qenë asnjëherë në këtë proces. Të paktën e sigurtë është se Franca e njeh dhe e vlerëson progresin e bërë ashtu sikurse kërkon sot shumë më tepër nga vetë BE se sa nga Shqipëria apo Maqedonia e Veriut. Tani po nisem për Bruksel së bashku me kryeministrin Zaev për të takuar kryeministrat e qeverive socialiste progresiste të BE-së në një format të krijuar enkas nga PSE në funksion të nevojës që kemi sot për të pasur sa më shumë aleatë në tryezën e mbrëmjes së pasnesërme. Do të komunikojmë shpejt përsëri”, tha Rama në një videomesazh të tijin në Bruksel.
Ndërkohë është bërë publik dhe dokumenti i hartuar nga presidenca finlandeze e BE-së, ku kërkohet që Maqedonisë ti hapen tani negociatat dhe Shqipërisë në tre mujorin e parë të 2020.
Lexo edhe- Zbardhet dokumenti i presidencës finlandeze: Negociatat për Shqipërinë të shtyhen në 2020
