Kuvendi i Shqipërisë ka miratuar gjatë seancës së sotme ligjin për Korporatën e Investimeve, që ka hasur në shumë debate.
Për këtë ligj votuan, 77 deputetë pro, 19 kundër dhe 3 abstenuan. Mes atyre që abstenuan ishte edhe ish-ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj.
