Kreu i shtetit Ilir Meta ka folur nga Kukësi për negociatat e Shqipërisë me BE dhe atë çfarë po ndodh në Bruksel. Ai bën apel se shpresat nuk duhen humbur, ndërsa i kërkon vendeve skeptike të ndjekin shembullin e Bundestagut gjerman.
“Shpresoj të ketë reflektim për vendim pozitiv. Asgjë nuk ka përfunduar dhe shpresoj të ketë reflektim. Vendet skeptike të ndjekin shembullin e Bundestagut.Të mos humbasin shpresat”-tha Meta.
