Kreu i qeverisë Edi Rama ka lajmëruar një konferencë për shtyp pasditen e sotme, pasi shefat e qeverisë të vendeve të BE-së nuk vendosën për negociatat për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.
“Ne oren 17.00 ne Kryeministri – konference per shtyp me gazetaret e Kryeministrit Rama dhe ministrit ne detyre per Europen dhe Punet e Jashtme, Cakaj”, njofton zyra e shtypit e kryeministrit.
Ndërkaq, nuk dihet nëse kryeministri shqiptar do të ndjekë shembullin e homologut të vetë maqedonas, për të cilin thuhet se ka dhënë dorëheqjen pikërisht për faktin se nuk u vendos për negociatat me Bashkimin Evropian.
